Postimet me te fundit :

Share on Facebook

Sunday, July 19, 2009

Rosset, njeriu qe jetoi 10 muaj ne nje ishull i vetem


Pas 300 ditesh vetmi ne nje ishull te vogel te Oqeanit Paqesor rikthehet ne jeten normale aventurieri Xavier Rosset. "Robinson Crusoe" i koheve moderne zgjodhi vetizolimin per afersisht 1 vit per te vendosur ne prove kapacitetet e tij per te mbijetuar ne nje mjedis te paprekur nga civilizimi.

Rosset jetoi ne ishullin Tofua ne arkipelagun e Tonguas per 10 muaj duke patur si mjete mbijetese vetem nje thike, nje videokamer qe kishte marre per te regjistruar dhe nje aparat celular satelitor per te derguar filmimet.

Aventura e tij ka kaluar disa faza ambjentimi dhe psikologjike. Cdo etape e jeteses se tij ne ishull eshte e dokumentar ne blogun e tij zyrtar fale filmimeve qe niseshin me ane te aparatit celular satelitor.

Javet e para ishin perpjekje per sigurimin e ushqimit ne ishullin e mbuluar nga pyje te dendura dhe derra te eger, iu desh te mesonte teknikat e mbijeteses te cilat njerezit kishin perfituar gjate historise, por qe jane harruar nga njeriu modern. Ndertoi nje strehe dhe cdo dite siguronte ushqim, kryesisht fruta dhe uje.

Zviceriani ka regjistruar ditet e tij ne ambinetin "armiqesor" me ane te nje videokamere baterite e se ciles karikoheshin me ane te rrezeve diellore.

Kontaktet e para me njerezit pas 300 ditesh ishin tronditese, por nostalgjia per "normalitetin" u shua shume shpejt me nje birre dhe disa shkembime batutash me njerezit me te dashur.

Do t’i duhet pak kohe per t’u riambjentuar me ritmin e jetes se civilizuar ndaj Rosset ka vendosur qe per mometin te mos levize nga shtepia e tij ne Zvicer.
/T.Ch/

Bën pesë operacione në fytyrë për t'i ngjarë djallit...

Ka bërë gjithçka për t'i ngjarë djallit, madje ka harxhuar dhe një "thes" me para.

Gavin Paslow, tani, pas operacionit, e ka gjuhën të ndarë në dy pjesë, dhëmbët dhe veshët me majë dhe brirë dhe pas kësaj ka ndërruar dhe emrin.

Diablo Delenfer, është emri i tij i ri, që ekzaktësisht do të thotë: "Djalli i ferrit". Duket një histori e pabesueshme, por ka ndodhur në të vërtetë në Seasalter, në Angli. "Djallit të ferrit" tashmë i është ndaluar lëvizja nëpër qytet gjatë natës, kjo për të mos trembur asnjë njeri me pamjen e tij diabolike.

"Nuk kam asgjë të gabuar, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga unë - ka thënë ai për tabloidin anglez "The Sun"- jam një njeri normal".

Tani, "Djalli" pret t'i nënshtrohet dhe operacionit të tij të fundit për të bërë një bisht, edhe pse kirurgjia estetike moderne nuk ka arritur kurrë të realizojë një gjë të tillë: "Thonë që për momentin nuk është e mundur, por shkenca bën hapa gjigantë, brenda disa vjetësh jam i sigurt që do kem një bisht të bukur.

Gavin, baba i dy fëmijëve, njëri 15 dhe tjetri 3 vjeç, ka pranuar se vajza e madhe nuk i pranonte këto ndryshime dhe i quan të sikletshme, madje ajo nuk pranon që i ati të shkojë në takimet me prindër. Ndërsa ai tregon se shumë grave u pëlqen look-u i tij dhe shumë të tjerave jo. Ndërsa prindërit? Vazhdojnë të më duan, mbetem gjithnjë djali i tyre dhe nëna ime më quan ende Gavin".

Nje gomar thirret si deshmitar ne sallen e gjyqit

Dëshmitari i parë në një sallë gjyqi në Dallas, Texas, ishte një gomar i vërtetë. Gomari hyri në sallën e gjyqit për të ndihmuar në zgjidhjen e një grindjeje mes dy fqinjëve. Gomari nuk tha asgjë për median, por vetëm tundi veshët dhe largoi mizat me bisht. “Thërrisni dëshmitarin e parë”, tha gjykatësi Steven Seide. Avokati u përgjigj duke thirrur kërriçin. Arsyeja e grindjes ishte se i zoti i gomarit e kishte vënë atë në oborrin e fqinjit dhe kjo vetëm për ta shqetësuar. Fqinji ankohej se gomari livadhiste për bar dhe pëlliste në cdo kohë pushim. Si përfundim, fqinjët e zgjidhën mosmarrëveshjen që kishin jashtë sallës së gjyqit.

Burimi: Tirana Observer

Wednesday, July 15, 2009

102 vjeçare dhe akoma shkon në punë

Anglezja Koni Braun, së shpejti do të festoj ditëlindjen e 102-të ndërkohë, 82 vjet nga jeta e sajë i ka kaluar me orar të rregullt pune, nga 8 orë në ditë, 6 ditë në javë në restorantin e saj, ku shërbehet ushqim i shpejt, në Pembrok (në perëndim të Uellsit).

Restorantin e hapi bashkë me bashkëshortin e saj Sidni në vitin 1928. Specialitet kryesor në këtë restorant shërbehet peshku i pjekur dhe pomfrit të cilat Koni i përgaditën me shumë kënaqësi. Ajo aq shumë e don punën e saj, sa që nuk ka në plan të penzionohet. Që nga viti 1964 kur i vdiq burri, në këtë biznes familjar është kyçur edhe djali I saj Hilton (73), bashkë me të shoqen Glenis (68).

Të gjithë më këshillojnë që ti kushtojë më shumë kohë vetes, por unë vetë jam e vetëdijshme se për mua më miri është të punoj. Përse të tërhiqem nga puna kur ajo më mban ende në jetë – theksoi Koni.

Vajza dy vjecare shpeton jeten te emes


Nje vajze dy vjecare ne Bournemouth te Anglise i shpeton jeten mamase se saj duke marre ne telefon ambulancen.

Joanne Keeling ka me te vertete shume fat qe eshte mamaja e nje vajze dy vjecare shume te zgjuar.

Zonja Keeling u godit nga nje krize alergjike akute dhe ka qene pikerisht e bija dy vjecare qe ka ngritur telefonin, ka formuar numrin e urgjences dhe i ka njoftuar per gjendjen e mamase se saj duke i shpetuar jeten.

Lajmi qe eshte shperndare me shpejtesi ne te gjithe boten eshte konfirmuar edhe nga mjeket, te cilet thane se nese nuk do te ndodhte telefonata pasojat per zonjen Keeling do te ishin tragjike.

/tch/